Nordi Mukiele është zyrtarizuar si transferimi më i ri i Paris Saint German. Parizienët kanë paguar shumën e 12 milion eurove për 24-vjeçarin dhe 4 milion të tjera do të shkojnë në formën e bonuseve.
Mukiele bëhet transferimi i tretë në merkato për Paris Saint German. Lojtari ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare e cila do ta mbajë të lidhur me klubin francez deri në vitin 2027.
Mbrojtësi prej kohësh është ndekur nga Paris Saint German dhe gjithashtu trajneri Galtier këmbënguli për transferimin e tij në Parc des Princes.
Nordi Mukiele do të mbyllë periudhën katërvjeçare në Bundesligën Gjermane dhe për lojtarin do të jetë një rikthim në Ligue 1, pasi mbrojtësi ka luajtur dy sezone me Montpellier përpara transferimit të tij te Leipzig. Në sezonin e fundit 24-vjeçari luajti 28 ndeshje ne Bungesligë duke shënuar 1 gol.
Top Channel