Ndezi zjarr në tokën e tij, por u dogj një sipërfaqe e madhe pyjore, vihet nën hetim 59-vjeçari

26/07/2022 12:22

Një 59-vjeçar është vënën nën hetim pasi ndezi zjarr në tokën e tij dhe më pas flakët u përhapën duke djegur një sipërfaqe të madhe pyjore.

Autori S. H., banues në fshatin Trash të Peqinit dyshohet se ndezi zjarr në pronën e tij, në fshatin Xherie të Cërrikut.

“Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin S. H., 59 vjeç, banues në fshatin Trash, Peqin, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij, në fshatin Xherie, Cërrik, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët, që për asnjë arsye të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA