Ish-presidenti Ilir Meta ka publikuar logon e subjektit të ri politik, Partia e Lirisë.

Logoja ka ngjyrat e flamurit shqiptar, kuq e zi, ndërsa emri i partisë është shkruar me të bardha.

Meta në Konventën Kombëtare të mbajtur një ditë më parë tha se Lëvizje Socialiste për Integrim do të quhet Partia e Lirisë.

Ndryshimi i emrit të partisë vjen pas ndryshimeve statutore që u miratuan në fillim të Konventës.

Logoja e Partisë së Lirisë

Konventa Kombëtare e LSI-së miratoi të hënën ndryshimet e Statutit. Monika Kryemadhi ka dhënë dorëheqjen nga LSI-ja, ndërsa Komiteti Organizator i ka dhënë drejtimin Ilir Metës.

Drejtuesi i Komitetit Organizator do të të jetë Meta dhe zëvendës Kryetar Agim Nesho.

Kujtojmë se 24 korriku ishte dita e fundit e Metës në krye të shtetit, i cili ia la detyrën Bajram Begajt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA