Një cylë dyjare e nisur nga Ysoverdhi i Vlorës ka gjetur shtëpinë e saj në Elbasan. Prej 40 vitesh Alksandër Ruçaj nuk e ndan pasionin e tij, që i shuan mallin për vendlindjen dhe të afërmit.
Ai kujton me nostalgji kur gjyshi e më pas xhaxhai merrnin aq bukur melodinë labe.
Jo vetëm do të gjente vetveten së bashku me të zotë në Elbasan, por cyla do të thurte aq bukur melodinë e dashurisë. Me cylën e tij Aleksandri kompozoi sinjalin të cilin, shumë vite më parë, do ta njihte vetëm e dashura e tij që do të shfaqej në ballkon.
Miq e të afërm i gëzohen melodisë labe teksa vizitojnë familjen Ruçaj ndërsa Aleksandri, sot 63 vjeç me keqardhje vëren se kjo traditë e bukur me kalimin e viteve do të zvenitet.
Në kulmin e temperaturave ekstreme, kur termometri shënon 39 gradë në Elbasan, Aleksandri solli një copë Vlorë dhe bregdet në mes të Shqipërisë.
Top Channel