Sipas Institutit të Shëndetit Publik, demenca është një term që përshkruan një grup simptomash: si humbja graduale e kujtesës, rënia e aftësisë për të menduar dhe arsyetuar, si dhe problemet me komunikimin.

Prekja e funksioneve konjitive shoqërohet shpesh, dhe zakonisht paraprihet, nga përkeqësimi i kontrollit emocional, sjelljes shoqërore dhe motivimit.

Prej kohësh dihet se ndotja mund të dëmtojë zemrën dhe mushkëritë, por hulumtimet e reja zbulojnë se si ajo ndikon edhe në shëndetin e trurit.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me hulumtimin e ri rreth ndikimit të ajrit tejet të ndotur në shëndetin e trurit.

Çfarë tregon studimi rreth ndotjes së ajrit dhe demencës?

Një studim afatgjatë në të cilin AgroWeb.org u mbështet, lidh ekspozimin ndaj niveleve të larta të ndotjes së ajrit, me një rrezik në rritje të prekjes nga demenca.

“Ne zbuluam se një rritje prej 1 mikrogram për metër kub ekspozimi në ajër të ndotur, lidhej me një rrezik të shtuar të zhvillimit  të kësaj sëmundjeje”, tha autorja kryesore e studimit Rachel Shaffer, që kreu studimin në Departamentin e Shkencave të Shëndetit Mjedisor dhe Profesional në Universitetin e Uashingtonit.

Një rritje e lehtë e niveleve të ndotjes, gjatë një dekade në lagje të caktuara, u shoqërua me një rrezik më të madh të demencës për banorët.

“Ne e dimë që demenca zhvillohet për një periudhe të gjatë kohore”, tha ajo.

“Duhen vite, madje edhe dekada, që këto patologji të zhvillohen në tru. Prandaj ishte e nevojshme të vlerësonim ekspozimin e banorëve gjatë për një periudhë të zgjatur kohore.”

Ndotja e ajrit njihet si një nga faktorët kryesorë të rrezikut për demencën.

Studimi sugjeron se ndotja e ajrit mund të dëmtojë trurin dhe se zvogëlimi i ekspozimit të njerëzve ndaj ajrit të ndotur mund të ndihmojë në uljen e niveleve të demencës.

“Fillimisht mendonin se ekspozimi ndaj ajrit të ndotur shkaktonte vetëm probleme me frymëmarrjen, pastaj kuptuam se ai ka gjithashtu ka efekte të padëshirueshme kardiovaskulare, dhe tani kemi dëshmi të efekteve të tij në tru”,  shprehen studiuesit.

Ata vënë në dukje se një mënyrë se si individët mund të ulin rrezikun këtë rrezik, është duke mbajtur një maskë.

Studiuesit shprehen gjithashtu se nuk është e drejtë që vetëm njerëzit ta mbajnë këtë barrë mbi supe.

Duke u bazuar në këto të dhëna, politikat në nivel lokal dhe kombëtar, mund të vihen në lëvizje për të kontrolluar burimet e ndotjes së grimcave të ajrit./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA