24/11 21:11
West Ham përforcoi prapavijën me mbrojtësin maroken Nayef Aguerd, të cilin e bleu për 28 milionë paundë në merkaton e kësaj vere, megjithatë aventura e 26-vjeçarit te ‘çekanët” nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.
Siç njofton klubi londinez, marokeni i është nënshtruar një operacioni pas dëmtimit në miqësoren ndaj Rangers dhe do të qëndrojë për disa javë larg fushave të lojës, duke humbur kështu startin e sezonit.
Një lajm aspak i mirë ky për trajnerin David Moyes, që besonte shumë te mbrojtësi 26-vjeçar, ndaj edhe bindi drejtuesit të paguajnë 28 milionë paundë për ta marrë nga francezët e Rennes, duke e bërë Aguerd edhe mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e klubit.
Top Channel