Në fakt, diçka e tillë është pozitive për Ferrarin dhe veçanërisht për Charles Leclerc.
Sipas SuperSport piloti monegask do të duhet të harrojë atë gafë të rëndë në Francë, pasi në të kundërt me siguri nuk do t’i shijonte pushimet e verës.
Tek skuderia “kokëkuqje” nuk dorëzohen për titullin kampion teksa kur kanë mbetur edhe 10 gara në total deri në fundin e sezonit, Max Verstappen kryeson me 63 pikë.
Ndërkohë, në rast të një tjetër dështimi në garën e fundit para se kampionati të ndërpritet dhe të rikthehet në fundin e gushtit, atëherë te Ferrari do t’i japin mundësinë edhe Carlos Sainz të tregojë veten pa pasur ndikimin e Leclerc pasi deri më tani piloti spanjoll është detyruar të sillet si një pilot i dytë duke i ardhur në ndihmë në disa raste monegaskut.
Tashmë, Leclerc nuk i falen më gabime, ashtu si edhe vetë skuadrës që në këtë sezon ka treguar luhatje të vazhdueshme pavarësisht se bëhet fjalë për një nga makinat më në formë të kampionatit.