“Kam ardhur te Manchester United për të luajtur futboll, nuk jam këtu vetëm për logon e klubit. Dua të luaj, sigurisht edhe duke folur me trajnerin dhe duke dëgjuar idetë e tij. Në aspektin sportiv ishte diçka e mrekullueshme që mund të përfaqësoj United. Mendoj se stili im i futbollit përshtatet me ten Hag, ose të paktën kështu shpresoj.
Debutim në Old Trafford? Kujtimet në Old Trafford janë nga më të bukurat, krijohet një atmosferë e mrekullueshme. Është vendi perfekt për të debutuar”, u shpreh Eriksen.