Shkarkimi i Ahmetajt, Berisha: Rama e shkarkoi për inceneratorët, afera ka 6 vjet që zien

25/07/2022 19:45

Ndryshimet ne kabinetin qeveritar me shkarkimin e Arben Ahmetajt si zv.kryeministër, ish-kryeministri i quan lëvizje pas një afere 6-vjeçare.

Gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët e Fierit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Rama shkarkoi Arben Ahmetajn për një aferë e cila ka 5-6 vjet që zien.

Ndodhin vjedhje që nuk njohin kufi. Sot shkarkoi Arben Ahmetajn për një aferë e cila ka 5-6 vjet që zien. Janë 420 milionë euro. Pyesni pak për inceneratorin e Fierit, 32 milionë euro që nuk ekziston, i Tiranë 189 milionë euro nuk ekziston. Ndërtohet bypass i Fierit me 2.3 milionë euro kilometri sepse e ndërtojnë Bankat Europiane. Ndërtohet një rrugë nga tuneli i Krrabës në Farkë, 30 milionë euro. Ndërtohet në Tiranë zgjerimi i unazës, 22 milionë euro. Vjedhje, vjedhje pas vjedhje. Janë taksat tuaja. Dhe ne duhet t’i japim një përgjigje të merituar atij për këto, shumë shpejt“, tha Berisha.

Për çështjen e inceneratorëve nisi edhe një hetim parlamentar me kërkesë të PD dhe një nga dëshmitë kryesore ishte ajo e ish zv kryeministrit Ahmetaj, por edhe e ishin deputetit socialist Alqi Bllako i cili më pas u arrestua.

Në burg ndodhet në pritje të gjykimit për abuzime me inceneratorët edhe ish ministri Lefter Koka i paditur nga LSI. SPAK ka ende një hetim të hapur për inceneratorët por prokurorët ende nuk e ka thirrur ish zëvendëskryeministrin Ahmetaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA