Ndryshimet statutore/ LSI me emër të ri, Kryemadhi dorëhiqet nga drejtimi i partisë

25/07/2022 20:43

Konventa Kombëtare e LSI-së miratoi këtë hënë ndryshimet e Statutit.

Monika Kryemadhi dorëzoi dorëheqjen nga drejtimi i partisë. Largimi i saj dhe përfundimi i mandatit në strukturat e tjera drejtuese çuan në krijimin e Komitetit Organizator, që do të ketë detyrë të drejtojë veprimtarinë e partisë për përgatitjen e Konventës Kombëtare, që do të mbahet brenda dy muajve.

Drejtuesi i Komitetit Organizator të jetë Ilir Meta dhe zëvendës Kryetar të jetë Agim Nesho.

Monika Kryemadhi erdhi në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qershor të vitit 2017, pas dorëheqjes së Petrit Vasilit, për shkak të rezultatit humbës në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Ndërkohë, LSI-së iu rikthye themeluesi i saj Ilir Meta. Ai mori kartën e anëtarësisë brenda më pak se 24 orëve pasi dorëzoi detyrën e kreut të shtetit. Në fjalimin që mbajti sot në Konventë, ish-presidenti njoftoi dhe emrin e ri të partisë.

LSI, nga sot do të quhet Partia e Lirisë.

“Ju ftoj nga partia e LSI-së në partinë e lirisë, në partinë e sovranitetit, në partinë e referendumit. Do të matemi shumë shpejt, partia e patronazhistëve dhe Dushan Mugoshës, partia e lirisë dhe e gjithë shqiptarëve. Rroftë Shqipëria e lirë dhe demokratike. Rroftë Kosova, shtet i pavarur, lavdi kombit tonë”, tha Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA