Kush është Ervin Romel, gjenerali më i besuar i Hitlerit, që u përpoq ta vriste Fyhrerin

25/07/2022 10:30

Thuhet se tradhtia më e dhimbshme, është ajo e atij, tek i cili ke pasur më shumë besim. Adolf Hitleri e dinte se si u ndje kur zbuloi se gjenerali i tij më i preferuar dhe më i besuar,Ervin Romel ishte pjesë e komplotistëve që donin vdekjen e tij.

Ndërsa është cilësuar shpesh si një nga “nazistët e mirë” për shkak të atentatit, historia e tij, dhe rrugëtimi i Rajhut të Tretë nuk ishin aq të thjeshta. Dhe ushtaraku i lartë, që e kuptoi gradualisht barbarinë e nazizmit, përfundoi duke i kthyer shpinën Fyhrerit dikur aq të dashur.

Johanes Ervin Rugen Romel lindi në një familje modeste në Gjermaninë Jugore më 15 nëntor 1891. Karriera e tij e spikatur nisi kur ai u bashkua Regjimentit të Këmbësorisë të zonës ku banonte kur ishte vetëm 18 vjeç. Ai i ra menjëherë në sy eprorëve. Romel ishte tashmë një hero i njohur lufte kur Adolf Hitleri u ngjit në pushtet.

Ai ishte një marrë në Kryqit të Hekurt gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe njihej si një nga udhëheqësit ushtarakë më të shquar të Gjermanisë. Në një rast, ai udhëhoqi vetëm 150 burra kundër një ushtrie italiane. Gjermanët arritën të kapnin rob 9000 italianë, ndërsa humbën vetëm 6 trupa.

Hitleri ishte një lexues i gjithanshëm, dhe një nga librat në raftin e tij të librave ishte një kopje e librit “Sulmet e këmbësorisë” nga Ervin Romel. Ishte një libër i shkruar për shkollat ushtarake, i botuar për herë të parë në vitin 1937, dhe që u vlerësua shumë në atë kohë.

Prandaj nuk ishte e habitshme pse Hitleri e përfshiu në ekipin e tij kur u ngjit në pushtet. Në fillim, detyra e Romel ishte të trajnonte Rininë Hitleriane. Por kur nisi pushtimi i Polonisë, ai u caktua të kujdesej për selinë qendrore të Fyhrerit. Shumë shpejt, Rommel ishte në krye të strategjive ushtarake, truprojave dhe linjës mbrojtjes së nazistëve gjatë pushtimit të Ditës Dnga forcat aleate.

Romel ishte protagonist edhe i planit të pushtimit të Francës. Ai ndihmoi në fortifikimin e bregdetit francez. Ishte i përkushtuar ta ndihmonte Gjermaninë naziste të bëhej një vend udhëheqës në botë. Ai fitoi jo vetëm respektin e Hitlerit. Edhe britanikët e cilësonin një ushtarak të shkëlqyer, duke i vënë nofkën “Dhelpra e shkretëtirës”.

Romel zbati çdo urdhër të Hitlerit, deri në kohën kur ata po luftonin në Afrikë. Atij iu kërkua të ekzekutonte çdo komando dhe çdo hebre që kishin kapur rob. Por për herë të parë, ai refuzoi të bënte atë që i kishte thënë Fyhreri. Por përfshirja e tij në komplotin për të vrarë Hitlerin, nisi kur ata diskutuan se si të ndalnin sulmin e gjithanshëm të aleatëve në brigjet e Normandisë.

Sugjerimi i tij ishte të ndërtohej një “Mur Atlantik”, për t’u përballur me aleatët që në momentin që ata do të zbarkonin në plazh. Por kjo ide u refuzua nga Hitleri, që ndoqi këshillën e gjeneralëve të tjerë, për t’i lejuar aleatët të zbarkonin, përpara se të niste një kundërsulm i gjermanëve.

Pas atij takimi, Alekander von Falkenhauzen takoi Romelin, dhe nga ai moment nisi përgatitja e  komplotit për të vrarë HitlerinVon Falkenhauzen ishte një nazist që i kaloi vitet e para në luftë duke e mbrojtur Kinën nga forcat japoneze. Sipas tij, e vetmja shpresë për Gjermaninë ishte të rrëzonte Hitlerin dhe të kërkonte paqe me trupat aleate.

Pasi dallga e luftës po kthehej kundër nazistëve, dhe nuk kishte asnjë mundësi që ata të fitonin. “Dhelpra e shkretëtirës” u përpoq të mbronte gjermanët gjatë pushtimit aleat, dhe ai pa se si armiqtë i asgjësuan me shpejtësi forcat gjermane. Në ato kushte, ai i shkroi një letër Hitlerit dhe kërkoi që ata të dorëzoheshin, gjë që u refuzua nga Fyhreri.

Romel nuk donte ta vriste Hitlerin, dhe plani fillestar ishte ta arrestonte, dhe të bënte paqe me aleatët, pasi të kishte rimarrë me sukses Francën. Por gjërat ndryshuan kur më 17 korrik 1944, makina e Romel u qëllua nga një avion luftarak i Forcave Ajrore Mbretërore, duke e lënë atë të plagosur rëndë me 3 fraktura në kafkë, dhe më shumë copa xhami të ngulitura në fytyrë.

Në këto kushte, dhe kur Gestapo kishte rënë në gjurmët e bashkëpunëtorëve të tij, komplotistët duhej të vepronin shpejt. Klaus von Shtaufenberg vendosi ta realizonte planin edhe pa Romelin. Më 20 korrik 1944, ai do të merrte pjesë në një mbledhje së bashku me Hitlerin, dhe mendoi se ishte mundësia e përsosur për të realizuar atentatin.

Shtaufenberg mbërriti me një çantë në dorë në sallën e nëndheshme në shtabin qendror të Prusisë Lindore të Fyhrerit, e quajtur edhe si “Strofulla e Ujkut”. Brenda çantës ndodhej

një bombë, të cilën ai do ta vendoste nën tavolinë afër këmbëve të HitleritMë pas, do të justifikohej se e kërkonin në telefon dhe doli nga salla. Gjërat shkuan thuajse sipas planit,derisa dikush e zhvendosi aksidentalisht çantën. Ndaj kur shpërtheu bomba, salla u shkatërrua gati e gjitha, dhe vrau 4 ushtarakë të lartë, por Hilteri u plagos lehtë.

Dy muaj më vonë, dhe pas rrëfimeve nën torturë të disa komplotistëve, emri i Romel u shfaq si një nga bashkë-komplotistët. Më 14 tetor 1944, Romel po bëhej gati për të ngrënë drekë me familjen e tij, kur njerëzit e Hitlerit mbërritënë shtëpinë e tij.

Atij iu dha mundësia të përballej me Gjykatën Popullore dhe të damkosej si një tradhtar, osetë pinte një kapsulë cianidi dhe të vdiste në heshtje. Nëse do të zgjidhte këtë të fundit, do të varrosej si hero, dhe do të garantonte sigurinë e familjes. Ai bisedoi për pak minuta me familjen e tij, veshi për herë të fundit uniformën e tij ushtarake, u përshëndet me njerëzit e Hitlerit dhe u ul në sediljen e pasme të makinës së tij, ku edhe piu kapsulën e cianidit. / Sofrep – Bota.al

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA