Hekuran Marku, ish-truprojë e Saimir Tahirit, në kohën kur drejtonte ministrinë e Brendshme do të gjykohet në GJKKO.
Në seancën e sotme gjyqësore, Gjykata e Posacme vendosi të kalojë për gjykim dosjen e dorëzuar nga SPAK e cila për kultivim droge në kuadër të grupit.
Para trupës gjykuese Marku mohoi akuzat, duke kërkuar gjykim të shkruar.
“S’kam lidhje me akuzat. Nuk kam kryer asnjë veprim të tillë. Kam qenë në ruajtje fizike të ministrit Saimir Tahiri dhe rregjistrat tregojnë lëvizjet e mia dhe që s’jam marrë me drogë. Kërkoj gjykim të shkurtuar, i ktheva nga Gjermania, ku jam I regjistruar me dokumente e pune të ligjshme, për këtë proces. Punoja si hidraulik atje dhe në Gjermani kam familjen. Nuk i jam fshehur drejtësisë shqiptare” – u shpreh Marku, para trupit gjykues.
Burime nga seanca me dyer të mbyllura, thanë për gazetaren Anila Hoxha se avokatët kërkuan që dosja të kthehej pas për plotësim hetimesh, pasi sipas tyre nuk janë marrë disa qeliza telefoni. Kërkesë e cila nuk u pranua nga trupi gjykues, që vendosi kalimin e dosjes për gjykim.
Në gusht të vitit të kaluar Hekuran Marku u ndalua në Gjermani pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. Emri i tij doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”, akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.
Top Channel