Depozitoi në SPAK prova të reja për privatizimin e kompleksit Partizani, Balla: Shpresoj që drejtësia të japë rezultat

25/07/2022 16:32

Kreu i grupit socialist të PS, Taulant Balla pasi depozitoi në SPAK prova të reja për privatizimin e kompleksit Partizani tha se shpreson që drejtësia të japë rezultat.

Taulant Balla: Dosja me dokumente të reja të cilat mendoj por drejtësinë kjo çështje është e qartë. Shpresoj që drejtësia e re të japë rezultat. Ajo që di unë s’kam për të hequr dorë kurrë 10 vite sot isha këtu për të vënë në dispozicion dokumenta dhe e vlerësoj faktin që SPAK ka ecur mjaft mirë në hetimin e kësaj çështje. Kaq mund tju them sot. Kallëzimin tim e dini shumë mirë, në krye është ai që ka qenë kryeministër në atë kohë dhe familjarët e tyre të cilët në ushtrimin e ndikimit të paligjshëm kanë përvetësuar një pronë që ka shumë elementë penalë. Aty ka plot elementë siç është falsifikimi ushtrimi i ndërtimit të paligjshëm. Unë mendoj se kuptova që punë ishte bërë, kaq mund tu them.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA