Në Elbasan, Rifan Bashën e njohin të gjithë  si mjeshtrin e bletëve.Ai  thotë se ka më shumë se gjysmë shekulli që mbarështron bletë, dikur bleta për ishte vetëm pasion, por kur pa që mjalti,propolisi dhe qumështi i bletës i siguronin atij të ardhura të kënqshme, vendosi që pasionin ta shndërrojë në profesion.

“Me bletët kam 50 vite që merëm. E kam të trasheguar nga gjyshi i nënës. Pas viteve të demonracise e kam kthyer në pasion pune dhe aktivitet fitimprurës. Fillimisht e kam nisur me tre familje bletësh. Me pas fillova duke e shtuar, arrita deri në 600 familje bletësh, gjithësej janë 5 parqe.”

Për të siguruar mjalt cilësor bletërritësi  60 vjecar është gjithnjë në kërkim të kullotave më të mira duke filluar që nga Elbasani, Dibra, Korca e Pogradeci.

” Jemi në Zonën  e Shebenikut, fshati Klenjë. Në një zonë mbi 1800 metra mbi nivelin e detit. Mjalt poriforol, shumelulesh. “

Aroma e fuqishme e mjaltit shumëlulesh në fshatin Klenjë, për cdo vit në parkun e bletëve tërheq një visitor që nuk është i mirëpritur nga bletërritësi.

“Nga aroma që ka mjalti, ne këtu kemi një vizitor ai është ariu. Vitin e parë ariu na ka sulmuar 3 familje bletësh, vitin e dytë 12 familje bletësh, vitin e tretë dy familje bletësh. Për tu mbrojtur nga demtimet e tij ne kemi bërë gardhin me tel me gjemba dhe kemi vendosur disa llamarina që bëjnë zhurmë nga era, te cilat japin tingëllime të cilat ariu i ka frikë dhe largohet. Përse vjen ariu? Ai vjen për të ngrënë mjalt, i demton me gurë, thyen kosherën dhe pastaj ha mjaltin.”

Rifani thotë se është me fat që dashurinë për bletët ka arritur ta përcjellë tek djemtë dhe nipi i tij.

” Këtë jemi munduar trashigimi femijëve, duke i dhënë pasion të gjithëve.”

Dita e vjeljes së mjaltit shënohet si momenti më i rëndësishme për bletërritësit.

“Sot do të fillojmë me vjeljen e mjaltit. Fillojmë e nxjerrim hojët dhe me pas i cojmë në dhomen e vjeljes. Kjo është kurniza që është vulosur 100% do të thotë që mjalti është i maturuar është i pjekur. Këtu jemi ne ambienti e vjeljes temperatura duhet të jetë mbi 20 gradë celcieus që mjalti të dalë dhe honet të mos demtohen. Me pas i zhvulosim me thike ose pirun, me pasi fusim ne centrifugë.”

Për njerëz si Rifani, tregu nuk është problem, pasi është cilësia e mjaltit ajo që garanton klientin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA