Paulo Dybala ka gjetur qetësinë, pasi firmosi një kontratë 4-vjeçare me Romën dhe ka nisur stërvitjen nën urdhrat e Jose Mourinhos, teksa entuziazmi te verdhekuqtë është mjaft i lartë dhe të gjithë janë vënë në radhë për një fanellë të argjentinasit.
Gjatë ditës së sotme Dybala ka gjetur kohën të merret edhe me gjërat private, pasi ka 4-vjetorin e dashurisë me Oriana Sabatinin, këngëtare dhe aktore e njohur argjentinase.
“Sepse me ty fitoj gjithmonë. Gëzuar 4-vjetorin dashuria ime. Të dua”, shkroi Dybala, ndërsa i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Orianës, që ndër të tjera shkruante: Katër vite me ty kanë fluturuar, edhe pse më duket se të njoh prej një jete. Të dua gjithmonë e më shumë dhe më bën shumë të lumtur”.
Top Channel