4 putroshet janë miku më i mire për njeriun. 

Mjeku veterinar Giosuè prej disa muajsh në farmacine ku ai punon ka përshtatur disa ambiente për qent e rruges. Pas cdo kontrolli mjeksor mjeku veterinar ka marrë inicativen tu gjej një familje këtyre kafshëve duke i dhën për adoptim.

Altini është një nga pronaret më të ri i cili ka adoptuar një qen të rracës pitbull. Xheku për të dhe familjen e tij është pjestari më i ri në familje dhe shoku më i mirë sidomos për vajzën e tij të vogël.

Nga ana tjetër mjeku veterinar ju bën thirrje të gjithëve që të adoptojnë një qen, por gjithashtu nuk mungojnë dhe këshillat për të gjithë pronarët e rinj dhe jo vetëm, ku më e rëndësishmja mbetet aplikimi i vaksines kundër tërbimit.

Që prej muajt prill kjo iniciative e marrë nga ai ka patur mjaft sukses duke bërë që te pakten 30 prej tyre të kene tashmë një familje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA