Dërgoi ekipin në finalen e Tiranës, Feyenoord “blindon” trajnerin

24/07/2022 16:42

Arne Slot zhvilloi një punë të jashtëzakonshme me Feyenoordin, ekip të cilin e dërgoi deri në finalen e Conference League që u zhvilluan në “Air Albania”. Kryevepra nuk u plotësua deri në fund, pasi goli i Nicolo Zaniolos i dhuroi fitoren dhe trofeun Romës së Jose Mourinhos.

Drejtuesit e klubit holandez kanë mbetur shumë të kënaqur me punën e Slot, të cilit i kanë ofruar rinovimin e kontratës. 43-vjeçari ka firmosur deri në verën e vitit 2025 me skuadrën nga Roterdami.

Suksesi i papritur i shpejtë i sezonit të kaluar forcon besimin tim se qasja jonë mund të funksionojë mirë në Roterdam. E konsideroj privilegj që do të vazhdoj të punoj me një staf cilësor dhe në një ambient të shkëlqyer.

Për më tepër, mendoj se puna jonë vlerësohet shumë si nga klubi ashtu edhe nga tifozët, jo vetëm për shkak të rezultateve, por veçanërisht në drejtim të zhvillimit të lojtarëve dhe mënyrës tërheqëse të lojës që tifozët e shijojnë.

Disa lojtarë janë larguar, dhe sfida e madhe për sezonin e ardhshëm është të rikthehemi dhe të ndërtojmë një ekip të fortë dhe të talentuar, i cili argëton publikun me një futboll tërheqës”, deklaroi Slot pas firmës mbi kontratën e re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA