Marrëveshja Ukrainë-Rusi, bie çmimi i grurit në tregjet botërore

23/07/2022 13:07

Marrëveshja e arritur mes Kievit dhe Moskës me ndërmjetësimin e Ankarasë për zhbllokimin e grurit ukrainas, pati efekt të menjëhershëm në tregje.

Wall Street Journal shkruan se çmimi i grurit ra pas lajmeve se pakti u vulos me sukses, edhe pse tashmë pritet vënia në jetë e tij që mund do të jetë më e vështirë nga sa parashikohet në letër.

Në bursën e Chikagos, kuotimi i grurit ra në nivelin më të ulët që nga shkurti kur Rusia nisi sulmin në Ukrainë.

Kjo e fundit tani do të tentojë të nisë dërgesa prej gati 5 milionë tonësh grurë në muaj, duke iu afruar niveleve të paraluftës.

Tregtarët amerikane thonë se marrëveshja duhet te qetësojë disi shqetësimet e lidhura me çmimin e ushqimeve, duke pasur parasysh se si Rusia, ashtu edhe Ukraina rreshtohen ndër vendet kryesore eksportuese të drithit ne botë.

Për këtë arsye, konflikti pati pasoja masive ndaj sigurisë për ushqime në mbarë botën. Bllokada e porteve ukrainase nga flota ruse e Detit të Zi gjatë luftës agresore ka bërë që çmimet e drithit të rriten ndjeshëm në mbarë botën dhe ka shkaktuar një krizë ushqimore.

Dhjetëra anije janë bllokuar dhe në magazinat dhe silotë e portit të Odessë presin të paktën 20 milionë tonë drithë për t’u eksportuar.

Sipas shifrave të Organizatës së OKB-së për Ushqimin më 2021 Ukraina, një nga “shportat e bukës në botë”, zinte vendin e tretë si eksportuese e elbit dhe vendin e pestë për eksportin e grurit.

Nëse marrëveshja qëndron, mund të ndihmojë në lehtësimin e mungesës katastrofike të ushqimit që u përkeqësua nga pushtimi rus që ndikoi në të gjithë ekonominë globale, duke përkeqësuar një krizë ushqimore në rritje, duke kontribuar në urinë në Afrikë dhe duke kërcënuar trazira politike në disa vende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA