Kongo lejon kërkimin e naftës e gazit në habitatin e gorrilave të rrezikura, të mbrojtur nga UNESCO (fotot)

23/07/2022 17:57

Dhënia e territorit ngre dyshime mbi marrëveshjen e “mbrojtjes së pyjeve” ‘Cop26’ të nënshkruar me ish-kryeministrin britanik, pasi ekspertët paralajmërojnë se ankandi do të jetë katastrofik për botën e egër, shëndetin dhe klimën.

Republika Demokratike e Kongos ka thënë se po hap ankandin e lejeve për kerkim të naftës e gazit në habitatin e gorrillave në rrezik zhdukjeje, dhe në moçalet tropikale më të mëdha në botë, prej javës që vjen.

Dje ministri i vendit për hidrokarburet Didier Budimbu, tha se RD Kongo po zgjeron zonat e eksplorimit për naftë e gaz në parkun kombëtar Virunga, pjesë e trashëgimisë botërore të Unesco prej gorrilave të fundit të malit, të mbetura aty.

Shitjet përfshijnë gjithashtu leje në moçalet tropikale Cuvette në veriperëndim të vendit, të cilat zotërojnë ekuivalenten e tre vjet emetime globale  nga karburantet fosile, sipas The Guardian.

Baseni i lumit Kongo konsiderohet si pylli i vetëm tropikal qe thith më shumë karbon nga sa emeton  dhe ekspertët e përshkruajnë me të drejtë si vendi më i keq në botë për të kërkuar naftë e gaz.

Grupet mjedisore kanë nxitur kompanitë të refuzojnë ankandin sidomos pasi presidenti Felix Tshisekedi, ka nënshkruar një akord prej $500m për mbrojtjen e pyjeve tropikale të vendit. Baseni i Kongos shtrihet në gjashtë shtete dhe rregullon reshjet e shiut, nga Afrika perendimore deri në Egjiptin e largët.

Kësaj jave ministri Budimbu tha për rrjetin  Financial Times se dhe aktorët Ben Affleck e Leonardo DiCaprio kishin ndërhyrë për ndalimin e eksplorimeve të naftës në Virunga, por kjo “nuk do ta ndalojë qeverinë”.

Shitjet pritet të nisin më 28 e 29 korrik, megjithë akordin e nënshkruar me Boris Johnson që parashikon një garanci 10-vjeçare për objektiva si mbrojtja e pyjeve dhe moçaleve në bashkëpunim me 12 vendet donatore. / TheGuardian/

FOTO GALERI
1/4
Republika Demokratike e Kongos ka thënë se po hap ankandin e lejeve për kerkim të naftës e gazit në habitatin e gorrillave në rrezik zhdukjeje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA