Barça një “uragan” në merkato, i “rrëmben” gjatë natës objektivin Chelseat!

23/07/2022 11:32

Barcelona nuk ka të ndalur në këtë merkato me katalanasit që kanë zyrtarizuar deri më tani lojtarë si Lewandowski, Raphina, Kessie apo Christensen.

Presidenti Joan Laporta theksoi para disa ditëve se nënshkrimi i radhës do të ishte një mbrojtës dhe në fakt e ka mbajtur fjalën. Së fundmi, Barcelona ka arritur të gjejë marrëveshjen në parim me Sevillan për të transferuar në Camp Nou, Jules Kounde teksa lajmi është raportuar nga Gerard Moreno, i cili rrallëherë gabon kur vjen puna të Barcelona.

Në fakt, dukej sikur francezi ishte një hap larg Chelseat me Blutë e Londrës që  ofruan deri në 55 milionë paund për të bindur drejtuesit andaluzianë. Megjithatë, blaugranat kanë ndërhyrë dhe mesa duket kanë arritur t’i “rrëmbejnë” objektivin anglezëve duke i lënë duarbosh këta të fundit.

Ende nuk ka një shifër për të cilën Sevilla ka gjetur marrëveshjen me Barcelonën, edhe pse duhet të bëhet fjalë për shumë para duke qenë se 23-vjeçari është një nga mbrojtësit më të vlerësuar në qarkullim duke fittuar edhe grumbullimin me kombëtaren e Francës.a/ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA