Video gazmore e arrestimit ‘të ashpër’ të burrit me pankartën ‘Vdekje Putin’ në Iran (fotot)

22/07/2022 19:06

Një burrë është arrestuar në Shiraz në jugperëndim të Iranit, pas një proteste vetmitare kundër liderit vendas Ali Khamenei dhe presidentin rus Vladimir Putin që ka qëndruar për disa ditë së fundmi në Teheran.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon protestuesin me pankartën e tij që kishte hipur mbi një kabinë qarqesh telefonike duke thërritur: “Turp për Khamenei, vdekje Putin”.

Por pak më vonë disa persona afrohen për ta larguar burrin, i cili fillimisht reziston por më pas thjesht e shtyjë duke rënë keqas nga kabina telefonike.


Disa media thonin se burrat që i ndërprenë protestën ishin oficerë civilë që pasi e zbritën nga vendi ku kishte hipur, e arrestuan.

Për momentin indentiteti dhe statusi i të ndaluarit nuk është bërë publik.

FOTO GALERI
1/2
Ai fillimisht reziston por më pas thjesht e shtyjë duke rënë keqas nga kabina telefonike.

Top Channel