Këshilltari i Presidentit Zelensky ka thënë se nënshkrimi i sotëm i një marrëveshjeje për t’i dhënë fund bllokadës së Detit të Zi do të jetë midis Ukrainës, Turqisë dhe OKB-së, jo Rusisë.
“Lidhur me marrëveshjen e Stambollit “për eksportin e grurit”. 1.Ukraina nuk nënshkruan asnjë dokument me Rusinë. Ne nënshkruajmë një marrëveshje me Turqinë dhe OKB-në dhe marrim detyrime ndaj tyre. Rusia nënshkruan një marrëveshje pasqyre me Turqinë dhe OKB-në. Asnjë shoqërim transporti me anije ruse në portet tona. Në rast provokimesh, reagim i menjëhershëm ushtarak. 3. Të gjitha inspektimet e anijeve të transportit do të kryhen nga grupe të përbashkëta në rast të një nevoje të tillë“, shkroi në Twitter këshilltari Mihaylo Podolyak.
Regarding the Istanbul agreement “on the export of 🇺🇦 grain”. Previously.
1. Ukraine does not sign any documents with Russia. We sign an agreement with Turkey and the UN and undertake obligations to them. Russia signs a mirror agreement with Turkey and the UN. 1/2
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) July 22, 2022
Reagimi i tij vjen pasi u përfol se Ukraina dhe Rusia do të nënshkruajnë një marrëveshje të premten për të zhbllokuar eksportet e drithërave dhe për të lehtësuar krizën globale të ushqimit. Zyrtarët turq thonë se marrëveshja bazohet mbi një plan të OKB-së dhe se Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe zyrtarë nga Rusia dhe Ukraina do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit.
Guterres ka punuar për një plan që do t’i mundësonte Ukrainës të eksportojë miliona tonë rezerva drithërash që kanë ngecur në portet e Detit të Zi të Ukrainës për shkak të sulmit rus ndaj Ukrainës. Marrëveshja mund të lehtësojë një krizë globale ushqimore që ka rritur çmimet e grurit dhe drithërave të tjera.
Top Channel