Rreth dy vite nga aventura e tij e parë në krye të Kukësit, Skënder Gega është rikthyer të drejtojë skuadrën verilindore në të tjera kushte, pas një eksperience tek Skëndërbeu në fundin e vitit të shkuar ku në 9 ndeshje regjistroi 5 barazime 3 humbje dhe një fitore.

Kukësi edhe pse jashtë zonës europiane në sezonin e shkuar, mbetet me të njëjtat pretendime të larta në çdo prag sezoni.

“E kam shijuar edhe sfidën tek Skënderbeu, çdo trajner pavarësisht se ku shkon dhe çfarë klasifikimi ka skuadra ose ca problematike ka çdo njeri duhet të japë maksimumin. Ka qenë një eksperiencë e mirë edhe pse fundin e kishte të hidhur për nga historia. Kurse Kukësi është një sfidë e re, një sfidë që dihet që në start se çfarë pretendimesh ka. Ka një klub që vitet e fundit është bërë elitar. Nuk ka sekrete ne jemi pretendent”, tha Skënder Gega / trajner i Kukësit.

Megjithatë si shumica e skuadrave edhe ky vit për Kukësin fillon me shumë lojtarë të ndryshuar nga edicioni i shkuar, një problematikë kjo që nuk gjen zgjidhje me sa duket në vendin tonë.  7 janë afrimet e reja tek verilindorët

“Nuk mund të them se kjo është diçka që e ndihmon, por njerëzit janë të lidhur në bazë të kontratave dhe në bazë të marrëveshjeve, shpesh herë largohen sepse nuk gjejnë gjuhën e përbashkët. Megjithatë do të ishte mirë që të kishim një grup që ka kohë që luan bashkë por kjo është sfida, për mua dhe për ata që i është dhënë mundësia”, tha Gega.

Po si ka qenë kjo merkato për verilindorët?

“Në pjesën më të madhe skuadra i është përgjigjur kërkesave të tyre, por kemi patur edhe refuzime, jo për shkakun tonë por për kërkesat e tyre. Kështu që po bëjmë më të mirën me ato që kemi patur mundësi dhe me ato që kemi parë, nuk jemi plotësuar ende, kemi kërkesa për të marrë lojtarë por po mundohemi ti shohim me kujdes, për të mos investuar tek lojtarë që do të rrinë në stol”, u shpreh Gega.

Kukësi e fillon këtë sezon me synimin e titullit kampion apo zonës europiane?

“Unë them t’i marrim një nga një ndeshjet, e para është me Tiranën skuadrën kampione, një ekip që ka bërë mirë shumë përderisa është kampion nuk i ka marrë askujt dhe nuk i ka vjedhur dikujt gjë, kanë patur këto periudhat e kupave të europës me uljet e ngritjet e tyre por unë mendoj se janë ekip me vlera. Ne do të mundohemi që në ndeshjen e parë të jemi solid të jemi 100%, ky është hapi i parë dhe ajo që mendoj, nuk mendoj për më larg”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA