Sherr mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë, 13-vjeçari godet me thikë të miturin Pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është arrestuar sot në Elbasan gjyqtarja Zamira Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj.
Dy funksionarët e drejtësisë akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.
Mes të arrestuarve të ditës së sotme janë edhe 3 persona të tjerë të cilët akuzohen për “korrupsion aktiv.
Fakti penal i hetuar, lidhet me një rast të korrupsionit aktiv/pasiv në sistemin e drejtësisë, ku persona të interesuar/familjarë të një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit.
Bëhet fjalë për familjarë të Xhulio Musajt i cili ishte arrestuar për plagosje, të cilët me anë të avokatit të tyre Ilir Pashaj i ofruan gjyqtares 2 milionë lekë të vjetra. Burimet thonë se kjo e fundit nuk e pranoi shumën e ofruar, duke marrë më pas dyfishin.
Pas analizimit të provave të grumbulluara në kuadër të këtij procedimi penal, SPAK i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e cila vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për gjyqtaren dhe njërin nga familjarët ndërsa la në “arrest me burg” avokatin Ilir Pashaj dhe dy familjarët e tjerë të cilët akuzohen për “korruposion aktiv”.
Gjyqtarja Zamira Vyshka ende nuk e kishte kaluar procesin e vettingut ndërsa priste të paraqitej në Komisionin e Verifikimit ndërsa Ilir Pashaj, dikur gjyqtar, dha dorëheqjen sapo nisi procesi i vettingut për të kaluar në profesionin e lirë të avokatit.
Top Channel