Rezulton e pavërtetë lidhja e fshehtë e princit Charles me dadon e djemve/ Media britanike do të dëmshpërblejë 57-vjeçaren

21/07/2022 18:40

Media britanike BBC ka pranuar t’i paguajë dëme “të konsiderueshme” ish-dados së princave William dhe Harry-t për pretendimet “të rreme dhe dashakeqe” se ajo kishte një lidhje me Princin Charles dhe ndërpreu një shtatzëni, pretendime të bëra nga gazetari Martin Bashir.

Vitin e kaluar, një raport zbuloi se Bashir “mashtroi dhe nxiti” vëllanë e Princeshës Diana, Earl Spencer, në mënyrë që të siguronte një intervistë bombë në ”Panorama” me të në vitin 1995, sipas Sky News.

Si pjesë e këtij procesi, Bashir dyshohet se ka gënjyer për Alexandra Pettifer – e njohur në atë kohë si Tiggy Legge-Bourke, duke i thënë Earl Spencer se kishte një lidhje me trashëgimtarin e fronit.

Drejtori i përgjithshëm i BBC, Tim Davie, tha se transmetuesi shtetëror “e kishte lënë (Dianën), familjen mbretërore dhe audiencën.

Pettifer tha se ajo ishte një nga “njerëzit e shumtë, jetët e të cilëve ishin dëmtuar nga mënyra mashtruese në të cilën është bërë programi”.

Diana u mërzit me dadon e fëmijëve të saj

Louise Prince, avokatja e Pettifer tha se pohimet kundër klientes së saj përfshinin “pretendimet shumë serioze dhe krejtësisht të pabaza se  kishte një lidhje me Princin e Uellsit, duke përfshirë edhe një shtatzëni e cila u ndërpre”.

Avokatja vazhdoi: Paditësja nuk pati një lidhje me Princin e Uellsit, nuk kishte shtatzënë me fëmijën e tij dhe nuk bëri abort.

Princesha Diana u prek nga pretendimet, tha zonja Prince, duke u bërë “e vetëdijshme për një lidhje të mundshme të tyre në fund të vitit 1995”.

“Nëna e ndjerë e William dhe Harry-t u mërzit me Pettifer pa një justifikim të dukshëm”, tha zonja Prince në Gjykatën e Lartë.

“Situata e vështirë bëri që zonja Pettifer të ” mërzitej dhe të bëhej konfuze“, vazhdoi avokatja.

“Ajo ndjeu se duhej t’u provonte të tjerëve se akuzat ishin të pavërteta duke zbuluar çështje shumë të ndjeshme, duke edhe përfshirë informacione private mjekësore. Diana, Princesha e Uellsit nuk mund të bindet, edhe kur u paraqitën prova të pakundërshtueshme.”

Familja është përballur me ‘dyshime dhe mosbesim deri në ditët e sotme’

Kishte komente të shumta duke i shkaktuar zonjës Pettifer ankth, tha zonja Prince.

“Faktet false u botuan në mënyrë shumë të dukshme në shtypin kombëtar të asaj kohe dhe u përsëritën përgjatë 25 viteve.”

“Si ajo dhe familja e saj deri në ditët e sotme kanë vazhduar të përballen me dyshime dhe mosbesim. Një hije e gjatë është hedhur mbi marrëdhëniet me njerëzit e afërt dhe të dashur për të.”

Zonja Prince tha se akuzat duket se kanë lindur “në kontekstin e përpjekjeve të BBC Panorama për të siguruar një intervistë ekskluzive me Dianën, Princeshën e Uellsit”.

Në gjykatë këtë mëngjes, përfaqësuesit e BBC i kërkuan falje zonjës Pettifer dhe ranë dakord të paguanin dëmet.

Ata thanë: BBC pranon se akuzat e bëra kundër saj ishin tërësisht të pabaza, nuk duhej të ishin bërë kurrë dhe se BBC, në atë kohë, nuk hetoi në mënyrë adekuate shqetësimet serioze mbi rrethanat në të cilat BBC siguroi intervistën në Panorama me Dianën, Princeshën e Uellsit.

Në fillim të këtij viti, BBC i kërkoi falje  sekretarit privat të Princeshës së Uellsit, Patrick Jephson, dhe i pagoi atij një”shumë të konsiderueshme” si dëmshpërblim për mënyrën sesi Martin Bashir mori intervistën e tij në “Panorama”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA