Kolegji i Posaçëm Apelimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e GJKKO-së, Etleva Deda, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sipas KPA-së nuk janë konstatuar probleme në pasurinë e saj.

Etleva Deda e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 si gjyqtare e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në vitin 2010, Deda e drejtoi përkohësisht këtë gjykatë si kryetare e komanduar.

Me shkrirjen e Krimeve të Rënda, Deda kaloi te Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Top Channel