Skandal në San Siro/ Inter dhe Milan të përfshira në gjyqin “Double Curve”, dënime të rënda për krerët e tifozëve 16/12 16:32
Kastrioti bën një tjetër goditje në merkato. Klubi krutan ka prezantuar mbrëmjen e sotme mbrojtësin serb Milos Stojanovic, i cili më herët ka luajtur në Superiore për dy sezone me skuadrën e Bylisit.
Qendërmbrojtësi 25-vjeçar ka firmosur me Kastriotin dhe është bashkuar menjëherë me skuadrën në stërvitje, duke u bërë futbollisti i tretë që bashkohet me krutanët, pas sulmuesit Zajsar Arapi dhe mesfushorit Kevin Aliaj.
Milos Stojanovic është rritur në skuadrën e Crvena Zvezdës dhe më pas ka luajtur për ekipe si Kolubara, Bazanija, Vozdovac dhe Sloboda Tuzla, si dhe Bylis në Shqipëri.
Top Channel