Ish-Miss Meksika një prej autoreve të vjedhjes spektakolare të verërave $1.6mln nga qilari i famshëm spanjoll (fotot)

21/07/2022 21:42

Vjedhja e verërave të paçmueshme – disa prej të cilave datonin më shumë se 100 vjet – konsiderohej nga pronarët e restorantit fitues çmimesh Atrio si ‘diçka që e shikon vetëm nëpër filma’.

Mësohet së fundmi se një ish-mbretëreshë bukurie ishte bashkëpunëtorja e grabitesit me shumë precedentë të vjedhjes së verërave luksoze, por kësaj radhe me një vlerë të pallogaritshme.

Priscila Lara Guevara, e cila ka përfaqësuar Meksikën në “Miss Bota” akuzohet si ndihmësja e profesionistit Constantin Gabriel Dumitru, në aventurën e tyre të guximshme në restorantin hotel Atrio, i cili gjendet në qendrën mesjetare të Cáceres në Spanjën qendrore.

Pronarët e Atrio thanë se 45 shishe ishin marrë në vjedhjen fundvitit, përfshi dhe një shishe “të pazëvendësueshme” verë e ëmbël Château d’Yquem të vitit 1806 që kushton rreth 400,000 dollarë.

Menaxheri bashkëpronar José Polo, tha se shishja e vitit 1806 kishte vlerë të pallogaritshme.

“Shishja është pjesë e historisë time personale, një pjesë e imja, e historisë së Atrio e të qytetarëve të Caceres, e verëdashësve në të gjithë botën,” shkruante ai në një letër për të përditshmen vendase El Pais.

Por Guevara and Dumitru, këtë të fundit të përshkruar nga mediat si “holandez i lindur në Rumani me shumë precedentë të vjedhjes së verërave”, u arrestuan në fillim të javës teksa kalonin nga Mali i Zi në Kroaci, duke i dhënë fund kërkimit të tyre tetë mujor.

Grabitesit ne veprim

Shishet e verërave për momentin nuk dihet se ku janë, thanë autoritetet.

Carmina Márquez, menaxhere e restorantit me dy yje ‘Michelin’ shpjegonte sesi u shpalos grabitja.

Zonjusha Guevara u paraqit në recepsion me makiazh të rëndë për të prenotuar dhomën në hotel më 27 tetor, me emrin Mirka Golubic, duke treguar një pasaportë të rreme zvicerjane.

Márquez tregon më tej se Guevara rezervoi darkën për dy vetë, edhe pse ende shoqëruesi i saj nuk ishte parë ende.

Pas darkës çifti kishte bërë një vizitë falas në qilarin e verërave të restorantit të famshëm, dhe ishin kthyer në dhomën e zonjës Guevara rreth orës 1 të natës.

Më pas Guevara telefonoi në recepsion për të porositur shërbim dhome, që sipas policisë spanjolle ishte një hutim për të lejuar që Dumitru të arrinte më lehtë te qilari “ose me një kopje të kartës çelës ose duke vjedhur kartën”.

“Ata flisnin anglisht dhe ishin të sjellshëm,” thotë menaxherja, duke e përshkruar vjedhjen e guximshem si një skenar filmash.

Çifti ishin larguar nga hoteli herët në mëngjes pasi kishin marrë shishet e cmuara te verës në çanta shpine të mbështjella me peshqirë.

Vetëm shumë më vonë pas ekzaminimeve të kamerave të sigurisë së hotelit, dyshja u identifikuan si të dyshuar për vjedhjen.

Dumitru ishte arrestuar më parë për tentativë vjedhjeje të shisheve të shtrenjta të verës në Madrid e gjithashtu në aeroportin e Gjenevës.

Policia spanjolle tha se për hetimet kishte bashkëpunuar me kolegë nga Holanda, Kroacia e Rumania, ndërsa çifti presin ngritjen formale të akuzave deh më tej ekstradimin.

FOTO GALERI
2/5
Pronarët e Atrio thanë se 45 shishe ishin marrë në vjedhjen fundvitit të shkuar, përfshi dhe një shishe “të pazëvendësueshme” verë e ëmbël Château d’Yquem

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA