Grabitet kisha në Korçë, hajdutët kanë hyrë gjatë ceremonisë martesore dhe natën kanë thyer kasafortën

21/07/2022 10:08

Kisha e Shën Sotirit në qytetin e Korçës u grabit gjatë natës nga persona të paidentifikuar.

Kisha në afërsi të parkut “Rinia” ka një kasafortë e cila u shpërthye me forcë. Personat që shërbejnë në këtë kishë thanë se një ditë më parë ka patur një ceremoni martesore, kohë gjatë së cilës mund të kenë hyrë dhe grabitësit të cilët janë fshehur brenda mjediseve kishtare derisa iku prifti.

Pasi kanë realizuar grabitjen kanë hapur derën e pasme të kishës duke u larguar pa lënë gjurmë. Kisha ka dy kamera sigurie por burimet thanë se momentin e grabitjes nuk e kanë regjistruar.

Policia nuk ka bërë me dije shumën e grabitur por burime pranë kishës thanë se mund të ketë qenë një sasi e konsiderueshme lekësh nisur edhe nga mesha martesore e një dite më parë. Kisha e Shën Sotirit në qytetin e Korçës është vjedhur edhe herë të tjera por policia në asnjë rast nuk ka gjetur autorët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA