“Është kori i akthit të Tokës”, Papa reagon për motin ekstrem dhe zjarret katastrofike në botë

21/07/2022 14:20

Papa Françesku i konsideroi këtë të enjte ndryshimet klimatike dhe motin ekstrem si një “thirrje e korit të ankthit”, që duhet t’i kushtohet rëndësi.

Në një mesazh për Ditën Botërore të Lutjes për Kujdesin e Krijimit, ai u kërkoi kombeve të përballen me ndryshimet klimatike me të njëjtën vëmendje si sfidat globale, luftërat dhe krizat shëndetësore, duke thënë se ngrohja globale dëmton më së shumti popullatat e varfra.

Papa u shpreh se vendet e pasura kanë shkaktuar ndotjen më të madhe mjedisore gjatë dy shekujve të fundit, duke dëmtuar natyrën.

“Tragjikisht ajo këngë e ëmbël shoqërohet me një klithmë ankthi. Ose edhe më mirë: një kor klithmash ankthi. Në radhë të parë është motra jonë, toka nënë, ajo që qan. Pre e teprimeve tona konsumatore, qan dhe na lutet që t’i japim fund abuzimeve tona dhe shkatërrimit të saj”, tha ai.

Sipas Reuters shërbimet e urgjencës kanë luftuar me zjarret në Evropë dhe të nxehtit këtë javë, duke nxitur paralajmërime se lufta kundër ndryshimit të klimës duhet të rritet.

“Të ekspozuar ndaj krizës klimatike, të varfrit e ndjejnë edhe më rëndë ndikimin e thatësirës, ​​përmbytjeve, uraganeve dhe valëve të të nxehtit që po bëhen gjithnjë e më intensive dhe të shpeshta”, tha Papa.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA