Valët e të nxehtit po mbërthejnë si Evropën ashtu edhe Shtetet e Bashkuara këtë javë, me temperatura mbi 40 grade Celsius.
Zjarret po shpërthejnë në të gjithë Evropën me evakuime masive në Itali, Francë dhe Greqi.
Rritja e temperaturave që është shkaktuar nga ndryshimet klimatike, ka sjellë shumë probleme.
Sipas CNN emetimet e gazeve serrë nga aktivitetet njerëzore e kanë ngrohur planetin me rreth 1.2 Celsius që nga koha para-industriale.
Kjo bazë më e ngrohtë do të thotë që temperatura akoma më të larta do të na shoqërojnë në të ardhmen.
Një studim në revistën Nature thuhej se në këtë muaj valët e të nxehtit në Evropë janë rritur tre deri në katër herë më shpejt.
Që nga viti 2004, më shumë se 400 studime të tilla janë bërë për ngjarjet ekstreme të motit, duke përfshirë nxehtësinë, përmbytjet dhe thatësirën, duke llogaritur se sa rol ka luajtur ndryshimi klimatik në secilën prej tyre.
Valët e të nxehtit do të përkeqësohen akoma:
Ngrohja globale tashmë po shkakton ngjarje ekstreme të nxehtësisë.
“Mesatarisht në tokë, ekstremet e nxehtësisë që do të kishin ndodhur një herë në 10 vjet pa ndikimin e njeriut në klimë tani janë tre herë më të shpeshta”, tha Sonia Seneviratne, shkencëtarja klimatike e ETH Zurich.
Temperaturat do të pushojnë së rrituri vetëm nëse njerëzit ndalojnë së shtuari gazra serë në atmosferë.
Deri atëherë, valët e të nxehtit priten të përkeqësohen, duke shtuar rrezikshmërinë.
Ndryshimet klimatike nxisin zjarret:
Ndryshimet klimatike rrisin nxehtësinë dhe thatësirën, të cilat ndihmojnë zjarret të krijojnë përmasa të mëdha.
Zjarret këtë verë kanë qenë në një numër të lartë, pasi moti ishte shumë favorizues në shtetet të cilat nuk ishin përballur me mot kaq të nxehtë.
Top Channel