Burri që tentoi të hynte me forcë në pallatin mbretëror: Desha të takoj mbretëreshën (fotot)

21/07/2022 16:28

Një i ri që kishte kaluar rrethimin e sigurisë duke tentuar të hynte në pallatin mbretëror Buckingham Palace në Londër, tha dje në gjykatë se “dëshironte të takonte mbretëreshën”.

28 vjeçari Connor Attridge, u arrestua jashtë pallatit më 29 maj, një ditë para nisjes së festimeve të përvjetorit të mbretëreshës.

Ai tha se kishte kaluar portën kryesore kur postblloku ishte ngritur për të lejuar kalimin e një makine.

Më pas Attridge kishte refuzuar të ndalonte kur iu kërkua nga punonjësit por ata iu vunë pas dhe rrjedhimisht e ndaluan.

Attridge, nga Eastbourne në bregdetin lindor britanik, ka disa tatuazhe në fytyrë, një prej të cilëve shkruan ‘Vërtet i bekuar’ dhe besohet se vuan nga probleme mendore.

Gjykatësja Louisa Cieciora tha se dëshironte ta mbyllte cështjen e Attridge që në shkallën e parë, ose ndryshe “të merrte të dhënat përkatëse mjekësore”.

Avokatja mbrojtëse Shusmita Deb, tha: “Ai vuan nga probleme të konsiderueshme mendore, babai i tij ka thënë se vuan nga dy çrregullime të ndryshme psikotike. Jeton në Eastbourne dhe babai i tij shpenzoi 149 paundë me tren për ta sjellë këtu”.

Të akuzuarit i është dhënë liria me kusht me byrzylyk elektronik monitorimi dhe nuk lejohet të hyjë në Londër.

FOTO GALERI
3/4
Ai tha se kishte kaluar portën kryesore kur postblloku ishte ngritur për të lejuar kalimin e një makine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA