‘Kishte për detyrë vetëm të filmonte propozimin’/ Video gazmore, pretendente për ‘komedinë e vitit’

20/07/2022 21:10

Një propozim romantik mes dy të dashururave ka përfshirë stuhishëm rrjetin dhe pritet të shpallet ‘komedia e vitit’ sipas komentatorëve, por jo prej dy protagonistëve që këmbejnë premtimet, por vajzës që me sa duket është ngarkuar të regjistrojë me kamera “momentin e veçantë”.

Ndryshe nga situatat e inskenuara në videot e prodhuara për industrinë e klikimeve, vajza obeze në pamje rrëzohet disa në mënyrë qesharake në terrenin e vëshirë të rërës, teksa tenton të filmojë propozimin.

“Sekretarja” e ceremonisë, ndoshta edhe ajo prej emocioneve, teksa përpiqet të ndjekë me hap propozuesin me unazë në dorë, humbet ekuilibrin dhe bie në rërë. Ngrihet përsëri por as kësaj radhe nuk ia del arrin dhe rrokulliset përsëri prej peshes se saj.

Komentuesit thonin se shpresonin që aventurat e dëshmitares “të mos ftohnin zjarrin e dashurisë mes çiftit”.

Nje tjeter shkruante se ajo “i beri te gjitha perveçse te xhironte propozimin”.

FOTO GALERI
1/3
Vajza është ngarkuar të regjistrojë me kamera “momentin e veçantë”.

Top Channel