Dhjetëra shtëpi dhe makina të djegura plotësisht dhe qindra të dëmtuara, është bilanci tragjik i zjarrit që mbuloi gjatë orëve të fundit zonën Pedeli në periferi të Athinës.
Aktualisht zjarri u fik por ka lënë mbrapa dëme shumë milionëshe.
Një person 84 vjeç i dha fund jetës sapo flakët e zjarrit iu afruan banesës së tij,ndërsa në spitalet e Athinë u dërguan 34 banorë të zonës me plagë nga djegiet dhe problemet me frymëmarrjen.
Autoritetet kanë bërë thirrje banorëve të mos kthehen në banesat e tyre për disa orë akoma,ndërsa në zonë janë dërguar teknikë të kompanisë së elektrifikimit dhe ujësjellësit për të rregulluar dëmet në rrjet për të rikthyer normalitetin.
Qeveria premtoi ndihma dhe mbështetje për banorët,kurse mbrojtja civile njoftoi se ka vënë në dispozicion disa hotele për të strehuar falas banorët të cilët pësuan dëme në banesat e tyre.
Zona e Atikës vazhdon të konsiderohet si zone me rrezik të lartë për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë që mbizotërojnë në këtë pjesë të vendit.
Ndërkohë një tjetër zjarr ka rënë rreth orës 13:30 në zonën Megara, në pjesën veri perëndimore të Athinës.
Për momentin nuk raportohen dëme,por mbrojtja civile njoftoi banorët e zonës nëpërmjet sms,se duhet të jenë në gatishmëri për tu larguar nëse do të jetë e nevojshme.
Top Channel