Betejë me flakët në Greqi, pamje nga banesat e shkrumbuara në disa qytete

20/07/2022 18:42

Edhe Greqia si shumë shtete në Evropë janë përfshirë nga zjarret, të cilat po rrezikojnë zonat e banuara.

Nga zjarret janë përfshirë Pedeli, Palini,Darfi dhe Anthusa. Ndërsa më poshtë janë pamjet e disa prej banesave të shkrumbuara nga zjarri.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, u rrezikua nga flakët edhe spitali i fëmijëve në zonën periferike të qytetit Padeli, nga ku u evakuuan 36 fëmijë dhe 16 mjekë.

Mbrojtja civile njoftoi banorët e zonës Pedeli që të largoheshin nga banesat e tyre.

Top Channel