
23/02 22:38
Middelsbrough ka “peshkuar” te skuadra e Manchester City-t, ndërsa ka marrë me huazim portierin Zack Steffen.
Në një postim në rrjetet sociale, klubi që konkurron në Championship ka zyrtarizuar afrimin për një sezon të amerikanit.
27-vjeçari ka luajtur vetëm në dy sezoni me City-n dhe në to numëron gjithsej 21 paraqitje në të gjitha kampionatet.
Steffen u bashkua me “Citizens” në 2019-ën dhe ka kontratë me kampionët e Premier League deri në 2025-ën, ndërsa një pjesë të kohës nga ai vit deri në 2022-shin e ka kaluar në huazim te skuadra e Dusseldorf në Gjermani./ SuperSport
Top Channel