“Vepër e djallit”/ Murgesha italiane ndan dy modelet femra që putheshin në rrugë për sesionin e fotove (video)

19/07/2022 16:59

Në pamje shihen momentet e zemërimit të një murgeshe të moshuar që ndan dy modele që po putheshin në rrugë për fotot e një reviste homoseksualësh në Itali.

Murgesha e paidentifikuar me veshjen tradicionale të bardhë u trondit teksa kaloi para Serena de Ferrari e Briton Kyshan Wilson që po beheshin gati te xhironin puthjen homoseksuale në një rrugicë në Napoli.

Duke ndarë dy vajzat nga njëra-tjetra murgesha thërriti: “Çfarë bëni kështu? Kjo është vepër e djallit”, ndërsa dy vajzat qeshin pa e pasur idenë për çfarë po fliste murgesha e moshuar.

Dy aktoret luajnë në telenovelën italiane të quajtur Mare Fuori, ndërsa po xhironin për revistën ‘Not Yet’.

Murgesha kritikoi grupin e kameramanëve dhe dy vajzat, teksa bëri kryqin dhe u lut me vete: “Për Jezusin, Jozefin e Marian”.

Grimierja Roberta Mastalia, që ishte në vendngjarje tha: “Ishim në lagjen spanjolle në Napoli me dy modelet kur papritur nëna kaloi para nesh. Ajo na pyeti nëse kemi qenë në meshë dhe ne u përgjigjëm ‘Jo’ por kur pa dy modelet që bëheshin gati të putheshin vrapoi për t’i ndarë.”

“Ne fillimisht u habitëm pak dhe e morëm me shaka, pastaj i thamë murgeshës se duhet të punonin dhe ajo ngadalë u largua”.

Kisha vitet e fundit ka liberalizuar sjelljen e saj ndaj komunitetit ‘gay’ por shumë kritikë mendojnë se promovimi i grupeve LGBT është i gabuar dhe jashtë proporcioni me përqindjen e tyre në komunitet.

FOTO GALERI
1/3
Në pamje shihen momentet e zemërimit të një murgeshe të moshuar që ndan dy modele që po putheshin në rrugë për fotot e një reviste

Top Channel