Gjykata e Durrësit lë në burg 8 nga 20 të arrestuarit e konteinerit me banane, ndërsa të tjerët do të hetohen në gjendje të lirë.
Gjykata e Durrësit la në fuqi kërkesën e prokurorit Afrim Shehu që kërkoi masën e sigurisë arrest në burg për 8 nga 20 të arrestuarit.
Konkretisht për Gentian Halilin, operator i kompanisë Mariner, Rajd Bletën, punonjës i FSP, Gjergj Doraci, FSP, Shefqet Elezin, Profit Tola, Skënder Plaku, FSP, si dhe Altin Muhametaj dhe Nazmi Allgjata, punëtorë te kompanisë ”Zico” sh.a.
Për Armand Murataj, Adi Qevanaj, Shpëtim Hajdinin, Adem Brasha, Veis Kucin dhe Jurgen Gjecci akuza kërkoi pezullim nga ushtrimi i detyrës a shërbimit publik dhe detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore.
Ndërkohë për shtetasit Azgan Zeka, Kastriot Duccka, Mentor Dyrmishi, Ali Bajrami, Klaudio Lala dhe Andrea Xhavara u kërkua vetëm masa e sigurisë ”detyrim paraqitjeje”.
“Asnjëri nuk ka pranuar gjë, sepse nuk ka lidhje direkte. Nëse do të kishin, atëherë do të kishim veprën penale të bashkëpunimit, o në kontrabandë, se nuk mund të themi trafik lëndësh narkotike, kur ti nuk ke lëndë narkotike të kapur, nëse do kishte lëndë të kapur do kishim këtu, përgjegjësinë e institucioneve përkatëse, antidrogës dhe policisë kufitare. Rriskun nuk e vlerësojnë punëtorët, por strukturat përkatëse, ka një grup kontrabande që vlerëson riskun. Janë dogana dhe sektori antitrafik që vlerësojnë riskun, përgjegjësia nuk I takon fakirëve.” u shpreh një prej avokatëve.
Top Channel