Buka është shpesh i pari ushqim që hiqet nga regjimi ushqimor i njerëzve që duan të humbasin kilogramët e tepërt.

Por sipas ekspertëve kjo frikë është e pa bazë sepse karbohidratet tek buka nuk përkthehen automatikisht në shtim në peshë.

Nga ana tjetër, privimi i vetes nga karbohidratet, veçanërisht nga ato që i preferoni, mund të çojë në rritjen e dëshirës për konsum, thonë dietologët.

Dhe për më tepër ekspertët shtojnë se karbohidratet i bëjnë vaktet më të kënaqshme, më të plota dhe ju japin energji.

Kjo sepse ato furnizojnë trupin tuaj me karburant njëjtë si benzina për një makinë.

Pra të konsumosh në mëngjes një sanduiç mund të jetë një pjesë e shëndetshme dhe e shijshme, e planit tuaj për reduktim të peshës.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me pesë gabimet e zakonshme që njerëzit bëjnë kur zgjedhin llojin e bukës, të cilat rrezikojnë qëllimin për të rënë nga pesha.

Ju zgjidhni një bukë me mungesë fibrash

Fibrat janë miku juaj sepse ngadalësojnë tretjen, balancojnë sheqerin në gjak dhe ndihmojnë në krijimin e një deficiti energjik të nevojshëm për djegien e yndyrës.

Plus, ushqimet e pasura me fibra ju mbajnë të ngopur për më gjatë duke ju ndihmuar të reduktoni peshën.

Buka është e mbushur me sheqer të shtuar

Besojeni apo jo, sheqeri i shtuar, duke përfshirë shurupin e misrit me fruktozë të lartë, gjendet në shumë bukë të blera në dyqane.

Fatkeqësisht, ky aditiv i ëmbël ka efektin e kundërt të fibrave.

Pra në vend që të stabilizojë sheqerin në gjak, ai çon në rritje të papritur të sheqerit.

Dhe menjëherë pasi të keni ngrënë, nivelet e sheqerit në gjak do të ulen dhe do ta gjeni veten më të uritur.

Ju zgjidhni bukën e rafinuar dhe jo atë me drithëra integrale

Bukës së bardhë dhe varieteteve të tjera të rafinuara u mungojnë fibrat dhe lëndët ushqyese, të cilat humbasin gjatë procesit të përpunimit.

Dhe në mungesë të fibrave dhe lëndëve ushqyese, sheqeri në gjak mund të rritet e gjithashtu edhe oreksi juaj.

Kur blini bukë me drithëra integrale, ajo në etiketë duhet të këtë të shkruar “100 % me drithëra integrale” ose “100 % grurë integral”.

Nuk e kombinoni bukën me yndyrna të shëndetshme

Nëse doni të ndiheni të ngopur dhe të humbisni peshë, buka shkon më së miri me yndyrna të shëndetshme.

Për të ndihmuar në ngadalësimin e tretjes dhe për t’u ngopur, shoqëroni bukën me pulë, ton, vezë, humus, avokado ose vaj ulliri.

Konsumoni bukë dhe ushqime të pasura me karbohidrate

Mos e konsumoni bukën me një tufë ushqimesh të pasura me karbohidrate si makaronat, patatet etj.

Pasi kjo gjë mund të hedhë poshtë përpjekjet tuaja për të humbur peshë./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA