Zjarret në Francë, mbi 24,000 qytetarë detyrohen të lënë shtëpitë e tyre

18/07/2022 17:27

Franca perëndimore po përballet me një “apokalips të nxehtit”, teksa ekspertët kanë paralajmëruar për temperaturat ekstreme që vazhdojnë të godasin pjesën më të madhe të Evropës.

Temperaturat e nxehta mund të arrijnë nivele rekord në 15 rajone të jugperëndimit duke shkaktuar pasoja negative.

Flakët në Spanjë, Portugali dhe Greqi kanë detyruar mijëra të tjerë të largohen, ndërsa zjarrfikësit po luftojnë për shuarjen e zjarreve.

Temperaturat rekord priten gjithashtu edhe në disa pjesë të Britanisë së Madhe, e cila ka paralajmërimin e parë të nxehtësisë ekstreme me ngjyrë të kuqe.

Sipas BBC, zjarret në Francë në ditët e fundit kanë detyruar mbi 24,000 njerëz të largohen, nga zonat e rrezikuara.

Gironde, një rajon turistik popullor në jugperëndim, është goditur shumë keq nga zjarret masive, ku janë shkatërruar mbi 14,000 hektarë tokë për një javë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA