Zjarr në Orosh të Mirditës, era dhe terreni i vështirë po favorizojnë flakët

18/07/2022 12:22

Zona e Oroshit në Mirditë është përfshirë nga zjarri këtë mesditë.

Në një sipërfaqe të pyllëzuar raportohet për një vatër zjarri, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit që po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Zjarri po përhapet me shpejtësi, i ndikuar edhe nga era e fortë, si dhe terreni i thyer vështirëson futjen e automjeteve zjarrfikëse në zonë.

Top Channel