Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar sot në kryeqytet teksa policia ka ndërhyrë për të shuar konfliktin mes dy familjeve të tyre.

Të ndaluarit janë 37-vjeçari me iniciale A.Sh. dhe 22-vjeçari me iniciale S.J.

Sipas policisë, këta dy shtetas dhe pjesëtarë të familjeve të tyre janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta në rrugën “Nuçi Naçi”.

Shtetasi A. Sh., gjatë konfliktit ka goditur me sende të forta shtetasit S. J., 20 vjeç dhe R. D., 16 vjeç, familjarë të shtetasit S. J., 22 vjeç, i cili më pas ka goditur me sende të forta shtetasin A. Sh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë zhurmuese që u gjet në vendin e ngjarjes, e cila dyshohet se i përkiste shtetasit të arrestuar S. J.

Top Channel