11 vite pas hartimit të raportit të Dick Marty me pretendimet se UÇK ka kryer krime kundër njerëzimit, Partia Socialiste ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projekt-rezolutë kundër Dick Marty, që sipas tyre nuk ka asnjë provë për të faktuar dyshimet e rezolutës. 

Rezoluta do t’i dorëzohet në shtator Këshillit të Evropës të cilit i kërkohet të distancohet nga akuzat e Marty të pa provuar nga hetimet ndërkombëtare sepse 11 vite pas hartimit të raportit të Dick Marty-t, asnjë nga pretendimet e ngritura prej tij në raport, nuk është vërtetuar.

Sipas Partisë Socialiste hetimet kanë konstatuar, se raporti i Dick Marty ‘për vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë’, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte e, për rrjedhojë, duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare.

Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjesëtarë dhe drejtues të UÇK, për të cilat hetuesit ndërkombëtar nuk kanë gjetur prova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA