Komisioni Parlamentar për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë miratoi në parim Projekt-ligjin për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale.

Ditën e martë, ky projektligj do të shqyrtohet në Komisionin e Ligjeve. Policia e Shtetit raporton përafërsisht 120-150 krime seksuale në vit të kryera ndaj grave dhe fëmijëve, nga të cilat gjykatat tona arrijnë të dënojnë vetëm 43% të tyre. Vendet e zhvilluara kanë që në vitet ’70 të shekullit të kaluar që i kanë krijuar këto mekanizma mbrojtës.

Mbi 80% e krimeve seksuale të raportuara ndodhin ndaj personave nën moshën 18 vjeç. Qëllimi kryesor i masave të tilla ligjore, nuk është vetëm krijimi i Regjistrit, por parandalimi i krimeve seksuale dhe mbrojtja e përditshme e fëmijëve nga pedofilët dhe grabitqarët seksualë, duke e pajisur policinë dhe organet ligj-zbatuese me mjetet e nevojshme për të gjurmuar pedofilët dhe për të parandaluar dhunën seksuale të fëmijëve.

Krijimi i Regjistrit është një domosdoshmëri për Shqipërinë për të mbrojtur këdo, fëmijë e të rritur nga dhuna, ngacmimi apo shfrytëzimi seksual, që përbën një ndër shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA