Dy persona janë arrestuar dhe një i tretë është shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të plagosjes së një 29-vjeçari në Gjirokastër.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë në afërsi të Shkollës së Mesme Pedagogjike në Gjirokastër.
Lorenc Dida u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën. Sipas mjekëve i riu është plagosur në krah dhe këmbë.
Policia njofton se ka arrestuar shtetasit K. P., 41 vjeç dhe G. R., 32 vjeç, banues në Gjirokastër. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi P. K., 30 vjeç.
Shtetasi P. K. është ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, nga shtetasi G. R., i cili e ka transportuar me automjetin e tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Top Channel