Valeria Yezhova është vetëm 10 vjeçe dhe po mendon për vendin e saj duke kontribuar me lojërat e damës.
Ajo ulet në një tavolinë të vogël që paloset jashtë qendrave tregtare në Kiev, në pritje që dikush të ulet në karrigen përballë saj dhe të përpiqet të luajë përkundrejt kontributeve.
Të gjitha paratë vajza e vogël po i mbledh për të ndihmuar ushtrinë ukrainase dhe së fundmi numri i njerëzve të interesuar ka nisur të rritet.
“Ne po ndihmojmë ushtrinë ukrainase”, shkruan në pankartën e vendosur sipër tavolinës modeste të saj.
Pavarësisht se njerëzit mund të ulen për të luajtur, rastet në të cilat ajo humbet janë të rralla, pasi është një Kampione Bote dhe Europe në damë për këtë moshë.
Mamaja e saj ka treguar për CNN se dëshira e vogëlushes për të bërë diçka të mirë për Ukrainën e shtyu në diçka që ajo e bën me shumë pasion.
Pasi kaloi mbi një javë jashtë qendrës tregtare, Jezhova kishte mbledhur 700 dollarë. Ajo vendosi t’i dhurojë paratë për një fondacion, i cili ka mbledhur para për të blerë ndihma humanitare dhe pajisje për ushtrinë ukrainase.
Njerëzit nuk kanë hezituar t’i marrin edhe autografe ose të bëjnë foto me 10-vjeçaren, e cila po bën një punë shumë humanitare.
Në të gjitha ditët që ajo ka dalë për të luajtur, Jezhova është përballur edhe me sirena sulmesh ajrore, duke e detyruar të largohet.
“Sigurisht që do të doja të bëja një jetë normale, por gjatë luftës është e vështirë. Kjo është një ndjenjë e pakëndshme, ka shumë emocione negative“, tha vogëlushja.
Familja e Jezhova e kaloi javën e parë të luftës në një bodrum shkolle ndërsa forcat ruse pushtuan një lagje jashtë Kievit ku jetojnë gjyshërit e saj.
Ata ikën në qytetin perëndimor të Lviv ndërsa luftimet u intensifikuan, por përfundimisht u kthyen në kryeqytet.
Suksesi dhe fama në rritje e Jezhova ka inkurajuar të tjerët në klubin e saj me damë që të ndjekin drejtimin e saj dhe të dalin në rrugë për të mbledhur para për fushatën ushtarake të Ukrainës .
Muajin e ardhshëm ajo do të rikthehet në Turqi për Kampionatin Europian të të Rinjve, por këtë herë nuk e pret një gjë e tillë pasi do të përballet me lojtarë deri në 13 vjeç.
Top Channel