Mesfushori i Milanit ndalohet me armë nga policia në Itali pas rastit të identitetit të gabuar (fotot)

18/07/2022 19:42

Policë në Itali nxorrën armët për të ndaluar futbollistin e klubit anglez të Chelsea i huazuar te Milan, Tiemoue Bakayoko teksa e kontrolluan derisa kuptuan që kishin ndaluar njeriun e gabuar.

Pamjet dramatike të incidentit tregojnë momentet kur makina e tij ndalohet nga policë të armatosur në Milano dhe merret në anë të rrugës per t’u kontrolluar nën kërcenimin e armëve.

Futbollisti kishte mbërritur në zonën  Porta Garibaldi kur u detyrua të dilte nga mjeti nën kërcënimin e armëve.

27-vjecari francez, i cili sezonin e kaluar luajt në huazim për klubin e Milanit, shihet teksa vendoset të mbështetet te makina e policisë.

Një oficer kryen kontrollin trupor ndaj Bakayoko teksa dy të tjerët mbanin armët ende të ngrehura.

Futbollisti duket që nuk e humb toruan dhe lejon kontrollin para shoferëve të tjerë në rrugë, derisa një prej oficerëve thotë se është njeriu i gabuar.

Edhe oficerët e tjerë duken të shokuar të mësojnë se kishin ndaluar ish-futbollistin e Napolit dhe jo të dyshuarin që po kërkonin.

Një polic me mjekër më pas shihe që duke kërkuar ndjesë i vë dorën në shpatull futbollistit.

Në një deklaratë policia italiane tha: “Ndalimi u bë në lidhje me një incident me armë që kishte ndodhur më parë në zonë dhe dy meshkujt e ndaluar në mjetin fuoristradë i përshtateshin përshkrimit, sepse njëri ishte me ngjyrë dhe me bluzë jeshile”.

“Prandaj dhe ndaj tyre u drejtuan armët.”

Ndërkohë tifozët vlerësuan sjelljen e futbollistit që ruajti qetësinë gjatë ndalimit dhe kontrollit të ashpër të policisë.

Kohët e fundit ai kishte folur në mbrojtje të shokut të skuadrës Franck Kessie që është bërë objekt abuzimesh raciste.

Postimi ku Bakayoko shkruante “Jemi krenare per ngjyren e lekures” mori mbështetje të gjerë nga publiku, nga ish-shokë të skuadrës së tij e sportistë të tjerë në Itali.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA