Marina Ovsyannikova , një ish-redaktore në një kanal televiziv shtetëror rus, e cila mbante një poster kundër luftës gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë lajmesh në mars, u arrestua në Moskë të dielën.
Këtë gjë e ka bërë të ditur avokati i saj Dmitry Zakhvatov për CNN, ndërsa gazetarja po gjykohet për “veprime që synojnë diskreditimin e ushtrisë ruse”, pasi ajo regjistroi një deklaratë video të mërkurën.
Marina Ovsyannikova mbajti një protestë solo përballë Kremlinit të dielën dhe në fotot që shpërndau në kanalin e saj Telegram, mbante një poster ku thuhej:
“Putini është një vrasës. Ushtarët e tij janë fashistë. 352 fëmijë vdiqën. Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin që ti të ndalosh?”
Kjo nuk është hera e parë që gazetarja e televizionit shtetëror rus bën këtë veprim, pasi më parë mbajti një qëndrim dramatik kundër luftës së Presidentit Vladimir Putin në Ukrainë.
Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, ajo tregoi se ishte “e pamundur të qëndroje e heshtur” dhe se dëshironte që bota ta dinte se shumë rusë janë kundër pushtimit.
Ovsyannikova ka treguar vazhdimisht në mënyra të ndryshme se është kundër luftës, ku po vriten shumë të pafajshëm.
Top Channel