Koncesioni për sterilizimin/ Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj jep ‘llogari’ sot në SPAK
18/07/2022 10:19
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, këtë të hënë i është drejtuar dyerve të Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion.
Beqja do të pyetet në SPAK për koncensionin e sterilizimit. Gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë, ai e dha këtë shërbim me koncension.
Në muajin qershor, SPAK tërhoqi dokumentet e sterilizimit dhe chekup në spitalet vendit, lidhur me shërbimet që kryejnë, sasitë dhe pagesat e bëra për koncesionaret që kanë fituar tenderin.
Më herët, është pyetur edhe ish-zëvendësministri Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Hetimet e SPAK që zgjasin prej 2 vite e gjysmë konstatojnë se koncesioni është dhënë në kundërshtim me ligjin.
Top Channel