Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë në aksin rrugor Vlorë-Orikum.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orën 08:40, ku drejtuesi K. M., 53 vjeç, duke drejtuar  kamionin tip “Kama”, ka aksidentuar për vdekje një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç.

Kamioni, i cili u përmbys, ishte i ngarkuar me materiale ndërtimi, teksa ka ngjitur një malore në pjesën e Jonufrës , nuk ka mundur tja dalë pasi malorja ka qenë e forte dhe për pasojë ka ecur mbas, ndërkohë që 60-vjeçari ka qenë pas kamionit, ku nga përmbysja e mjetit e ka goditur duke i marrë dhe jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin, ndërkohë pritet dhe eksperti mjekoligjor për të identifikuar viktimën.

Top Channel